Reagim i Shoqatës së Veteranëve të luftës UÇK-së në Maqedoni, lidhur me prishjen e rrethojes së varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Haraqinë nga një banor i Haraqinës
Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shprehë indinjatën e saj të thellë lidhur me prishjen e rrethojes së varrezave të dëshmorëve në fashtin Haraqinë nga ana e një banori shqiptar i këtij fshati, i cili me 10 prill të vitit 2023 e prishi rrthojen e varrezave të dëshmorëve për të tretën herë me radhë.
Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon nga partitë, shoqatat dhe institucionet shqiptare në Maqedoni, që këtë akt ta dënoj publikisht si një akt qyqar, barbar dhe njëkohësisht antishqiptar.
Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon nga banorët e Haraqinës që keqbërësin tanimë të njohur për të gjithë, ta pengojn nëse ai sërish tenton që t`i dëmtoj varrezat e dëshmorëve në fshatin Haraqinë, si dhe të ushtrojnë padi kolektive kudër keqbërësit.
Dëshmorët e luftës së UÇK-së kanë e ka dhënë jetën e tyre duke luftuar për realizimin e të drejtave kombëtare dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj kushdo që i prekë varrezat e dëshmorëve i ka prekur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
LAVDI LUFTËS SË UÇK-së NË MAQEDONI!
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT GJITHANDEJ VISEVE SHQIPTARE!
MALLKIMI I ZOTIT DHE I POPULLIT RAFTË MBI ANTISHQIPTARËT!
SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTËS UÇK-së (SHVL-UÇK)
Me 11 prill 2023




