Sot është 16 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Mifti Sinani në fshatin Tanushë. Krenaria dhe madhështia e trimit çlirimtar, Nijazi Mifti Sinani mbetet një lule e kujtim i përhershëm i flijimit për trojet shqipëtare dhe Bashkimin Kombëtar.
Nga Xhemal Selimi
Nijazi Mifti Sinani lindi më 16 tetor të vitit 1980 në fashatin Tanushë, që lindë dhe rriti trima çlirimtar. Nijaziu u rrit në një familje bujare, të çmuar për fisnikëri e atdhedashuri.
Hapat e parë të dijes dhe edukimit, Nijaziu i mori në shkollën „Mihail Grameno“ në Tanush. Kishte shpresë që do të ketë fat për të vazhuar edhe shkollimin e mëtejshëmë, por kjo dëshirë ishte e parealizueshme, për shkak të rethanave dhe kushteve të vështira ekonomike që mbretëronin edhe në familjen e Nijaziut. Kështu mbeti Nijaziu me etje të madhë për mësim e shkollim të mëtejmë në shtëpi duke pritur fatin dhe ditë më të mira në jetë.
Gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, Nijaziu ishte shumë i shqetësuar, ai shpirtërisht dhe moralisht e përkrahu luftën e UÇK-së që do ti sjellë liri dhe dritë popullit shqipëtar të përvuajtur me shekuj e vite nën pushtimin serbo-sllav. Pas lufës në Kosoves, kushtrimi i lirisë u lartësua edhe ne Karadakun legjendar, në Sharrë e në Pollogun kreshnik.
Kështu që në fillim të vitit 2001, Tanusha ishte si kurr më parë e përgatitur për t`ia shkrepur zjarrin pushkës së lirisë. Në mes të trimave, të cilët u tuboheshin çdo ditë e më shumë në radhët e UÇK-së, ishte edhe trimi i paepur Nijazi Sinani. Ai dha një kontribut të madh në ushtrimet dhe përgaditjet ushtarake të bashkëkombasve të tij dhe luftëtarve të frontit.
Kudo që ishte Nijaziu i ndihmonte dhe i shoqëronte bashkëfshatarët dhe bashkëkombasit civil, në veçanti fëmijët dhe më të vjetërit, për ti strehuar nëpër shtëpi dhe vendbanime të fshatrave përreth. Ishte shumë i shoqërueshëm, i urt dhe i ndëgjueshëm trimi i lirsë.
Përveq që kishte marrë pjesë në luftime të ashpëra në Tanushë, ai ishte pjesëmarrës dhe i pamposhtur edhe në betejat heroike që u zhvilluan në Malinë e Mateç. Luftimet çlirimtare që zhvilloheshin ballë përballë edhe më 8 mars 2001 në fshatin Malinë, ku armikut barbar i tregohet se loja me shqipen e maleve është e rrezikëshme dhe e pamundur.
Këtu edhe bie heroikisht dëshmori Nijazi Sinani, trimi nga Tanusha që kurrë s`u përkul para gjakatarit shekullor.
Qoftë e nderuar madhështia dhe jeta e dëshmorit të kombit Nijazi Sinani.




