Dëshmori i kombit Gazmend Avdi Arifi

Gazmend Arifi

Dëshmori i kombit Gazmend Avdi Arifi

Gazmend Arifi

    Më 16 mars ka ranë hereoikisht dëshmori i kombit Gazmend Avdi Arifi në fshatin Tanushë. Gazmend Avdi Arifi lindi më 16 mars të vitit 1983 në Tanushën epike shqipëtare. U rrit në një familje, e cila çdo herë kishte rezistuar dhe ishte ballafaquar me armiqtë sllavo-maqedon. Gazmendi shkollën fillore e përfundoj në „Mihail Grameno“ në Tanushë, dhe mendonte për të ardhmën e tij dhe të familjes që shumë e nderonte.

    Populli thot: që dëshmorët nuk kanë ditë vdekje por vetëm ditëlindje, kështu edhe i mbushi në ditën e rënjës 18 pranvera. Gazmendi ishte shumë i ri, por e ndjeu se koha e flijimit për këtë tokë kishte ardhur dhe kushtrimi i lirisë thërriste çdo atdhetar.

    Ai gjithmonë ishte atje ku e kërkonte atdheu, ishte shumë i lumtur që u themelua formacioni ushtarak i UÇK-së dhe me çdo kushtë donte të ishte pjesë e kësaj bërthame të lirisë shqiptare.

    Gazmendi i ri por shumë trim i`u bashkangjit vëllezërve të tij, që luftonin për çlirimin e popullit dhe trojeve shqipëtare, të përvuajtur me shekuj e me vite. Ishte ëndërr e tij, të bëhej ushtar i Ushtrisë Çalirimtare Kombëtare, për të luftuar në mbrojtjen e tokës mëmë dhe krenarisë së atdheut.
    Muaji mars dhe stina pranverore që solli edhe lulet e para, bashkë më këto lule ecte në jetë me hapa të guximshëm edhe trimi Gazmend, duke hyrë në kolonat e lavdisë e të heroizmit kombëtar. Kështu erdhi edhe data 16 mars e vitit 2001, ditën kur në fshatin Malinë kishte luftime të ashpëra UÇK-ja kundër barbarëve sllavo-maqedon. Në këtë ditë, në këtë betej të këtij vedi, Gazmendi  heroikisht bie dëshmor në rrugën e pavdekësisë.
    Gazmendi 18-vjetorin e lindjes e shënoi me flijimin e tij për këtë tokë arbërore që gjeneratat e ardhshme të shënojnë ditëlindje e suksese të bashkuar gjithkund ku jehon dhe jeton zëri shqip. Ai u betua në falmurë e në pushkën e lirisë, për t`u bërë bardhësi e përjetshme e atdheut.

    Ndërsa baba Adviu dhe nëna Bejtije, vëllezërit, motrat dhe të gjithë bashkëluftëtarët e lirisë përjetuan dhimbje të thellë, kur ra ky dëshmorë, por ata nuk derdhën lot. Sepse Gazmendin e kishte kërku atdheu, atdheut ia dhamë, atdheu që çdo herë qëndroi në këmbë dhe do të qëndrojë edhe me gjakun e Gazmendit trim.
    Amaneti dhe gjaku i Gazmendit, nderuan shqipëtarin dhe Shqipërin Etnike.

    Lavdi trimëris dhe veprës së dëshmorit të kombit, Gazmend Arifi.

     

    Related Posts

    01 kushtrimi

    “Në Tanushë filloi kushtrimi”

    “Në Tanushë filloi kushtrimi” nuk është thjesht një monolog – është zëri i atyre që nuk janë më, por që ende flasin përmes gjakut të derdhur. Është kujtesë, është thirrje, është betim se sakrifica e tyre nuk do të shuhet kurrë.

    Me respekt të thellë, dua të falënderoj:

    Skenarin: Zekrija Islami
    Interpretimin: Adem Karaga
    Muzikën: Artan Kastrati
    Çiftelinë: Labinot Shishani
    Kavallin: Suad
    Videon: Iconic Films Rafet Gashi
    Aktorët: Avni Hoti, Imer Loshi, Mujë Xhekaj, Barie Bela, Art Veliu, Ylber Sejdiu, Kushtrim Kadriu.

    Falënderim i veçantë për OVL-UÇK – Dega Viti në krye me Xhevahir Gjymshitin.

    Mirënjohje të thellë për banorët e Tanushës dhe për mërgatën e saj që e bëri këtë projekt realitet.
    Kjo vepër është për ta, për ju, për të gjithë ne që liria të mos jetë kurrë fjalë e zbrazët.

    I juaji Burhan Bekteshi

    https://youtu.be/xX-Fnefmt1g?si=OrCxZZi3aO6ay3zo.

     

    Kalaja

    Tanusha heroike

    Fjala e  Xhemal Selimit me rastin e përkujtimit të fillimit të luftës së UÇK-së në fshatin Tanushë

    Tubimi me  11 gushtit 2025

    Të nderuar të pranishëm të këtij tubimi përkujtimor që po mbahet sot me 11 gusht të këtij viti 2025 në Tanushë, ju përshëndesë dhe ju falemenderoj të gjithve për pjesë-marrjen tuaj në këtë tubim.

    Tanusha në gjitha kohët ka dhënë luftëtar të lirisë: duke filluar që nga LUFTËRAT BALLKANIKE të viteve 1912 dhe 1913 dhe, duke vazhduar te LUFTA E PARË BOTËRORE e viteve 1914-1918, pastaj te LUFTA E DYTË BOTËRORE e viteve 1941-1945 e deri te LUFTA UÇK-së e vitit 2001.

    Luftetarët e Tanushës dhe të visve tjera të banuara me shqiptarë në Maqedoni, nuk kanë luftuar për të bërë kime ndaj popujve të tjerë në Maqedoni, por kanë luftuar për t`i mbrojtur viset e tyre të sulmuara nga armiq të shumtë, të cilët e kanë synuar gjenocidizimin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedonin Perëndimore të banuar dendur me shqiptarë, që nga kohët e lashta Antike e deri në kohët tona.

    Edhe sot nuk jemi mbledhur këtu për të bërë sharje, fyere dhe kërcënime raciste ndaj popullit maqedon, por jemi mbedhur këtu për ta përkujtuar luftën e UÇK-së, për realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni, të drejta këto të cilat fatkeqësisht shiptarëve po ua heqë një nga një Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë.

    Uroj që ky tubim për shqiptarët të kthehet në vullnet për mësim e punë, për përpjekje të tyre por të jetuar në viset e tyre dhe jo për ikur në vende të ndryshme!

    Dhe urok që ky tubim  të kthehet në në marrëveshje dhe harmoni për shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni!

    Tani më kanë kaluar rreth 25 vjet që nga Lufta e UÇK-së e bërë në vitin 2001, por kujtimi i asaj lufte dhe i dëshm-orëve të saj nga Tanusha dhe nga viset tjera shqiptare në Maqedoni, as nuk ka vdekur e as nuk është zbehur.

    Përkundrazi, sa më shumë që kanë kaluar vitet kujtimi për luftën e drejt të UÇK-së dhe kujtimi për dëshmorët e saj, vazhdimisht  përsëritet, freskohet e fuqizohet.

    Me këtë rast kujtojmë me krenari dëshmorët e Tanushës dhe të fshtrave tjera përreth, që dhan jetet e tyre të reja si ushtarë besnik të UÇK-së.

    LAVDI JETËS DHE VEPRËS TË DËSHMORËVE TË TANU-SHËS DHE TË VISEVE TJERA SHQIPTARE NË MAQE-DONI!
    RROFTË KUJTIMI PËR LUFTËN E UÇK-së TË VITIT 2001!
    ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT KUDO QË JANË!

    Muzafer Veli Xhaferi

    Muzafer Veli Xhaferi (1 prill 1980 – 16 shkurt 2001)

    Në fshatin e lavdisë dhe të krenarisë kombëtare, në Tanushën e Shkupit, më 1 prill të vitit 1980 lindi një trim i lirisë Muzafer Veli Xhaferi. Ai u rrit në një familje shumë bujare, nga edhe mori edukatën atdhedashëse.

    Tanusha2001
    Privacy Overview

    This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.