Trimi nga Dukagjini, Shpend Mazrekaj lindi më 20 nëntor të vitit 1981 në fshatin Prilep të Deçanit. Shpendi ishte fëmija më i vogël i babë Halilit dhe nënës Zyre, të cilët kishin nëntë femijë, pesë vajza dhe katër djem. Shpendi shkollën fillore e mbaroj në „Sulejman Vokshi“ në Prilep, kurse të mesmen në shkollën „Vëllezërit Frashëri“ në Deçan.
Shkruar nga Xhemal Selimi
Bujaria, krenaria, fisnikëria dhe besa e burrëria shqiptare e karakterizojn gjithherë familjen e rrespektuar Mazrekaj. Familja e Shpendit gjithherë ishte për pushtuesin serbo-sllav e padëshirushme dhe paraqiste pengesë. Ajo gjithnjë u dallua për punën dhe veprimet në dobi të kombit dhe të atdheut.
Shendi i ri, 16 vjeçar i bashkohet luftëtarve të lirisë në Ushtrinë Çalirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Dukagjinit, në Brigadën 132 „Myrtë Zeneli“. Ishte gjithherë krenar për hyrjen në UÇK dhe i pakthyeshëm, kudo që shkoi, qëndroi e luftoi Shpendi.
Edhe vëllëzit e Shpendit, Emrushi dhe Muja ishin pjesëtar të Ushtrisë Çalirimtare të Kosovës, kurse Ramadani me detyrë në Fondin „Vendlindja Thërret“ në Zagreb. Ata tregojn që Shpendi ishte fjalëpak, i urtë, i buzëqeshur dhe shumë i vendosur. Tregonte gjithnjë qëndrimin e tij dinjitoz dhe që kur niste një punë, i rrinte deri në fund qëllimit të tij. Ai kishte qëllime të larta e ideale shumë të mëdha, bashkimin e trojeve shqiptare kahë do që ato janë. Kështu Shpendi, djali trim nga Dukagjini iu bashkangjit vëllezërve çlirimtar në Tanushën heroike.
Në Ushtrinë Çalirimtare të Kosovës, Shpendi ishte njëri nga ushtarët më të rinjë, ndërsa në Tanushë i dyti dëshmorë që ra me emblemën e Ushtrisë Çalirimtare Kombëtare. Trimi i lirisë me pushkë në gjoks, ecte para në luftë për çlirimin e trojeve shqipëtare dhe për bashkimin kombëtar.
Shpendi ishte maturant kur iu bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ai thoshte, që ne duhet t`ua kthejmë vëllezërve tanë në Maqedoni borxhin, që erdhën dhe luftuan e u flijuan në luftën çlirimtare të Kosovës. Duhet ta nderojmë gjakun e dëshmorve dhe amanetin e tyre ta qojm në fund.
Shpend Mazrekaj ishte një luftëtar i paepur dhe sytrim, ra dëshmorë më 5 mars të vitit 2001 në Tanushën trime, për të jetuar gjithmon në kujtimet dhe shpirtat tanë.
Më 6 mars u varros me nderime në vendlindjen e tij, në Prilep të Deçanit, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në varrimin madhështor kanë marr pjesë vëllëzerit tanë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe lugina e Presheves. Edhe komandanti i njohur, tani dëshmorë i atdheut, gjeneral Fadil Nimani „Tigri“, i cili ra dëshmorë më 25 maj të vitit 2001 në Vaksincë të Kumanovës,
Krenaria dhe madhështia e trimit çlirimtar, Shpend Mazrekaj, je lule e kujtim i përhershëm i flijimit për trojet shqipëtar dhe i Bashkimit Kombëtar.
Lavdi trimëris dhe veprës së dëshmorit të kombit, Shpend Mazrekaj.




