Grupi i parë i ushtarëve të UÇK-së në Tanushë ikuar në medie ka shkruar se: Myzafer Xhaferi me 16 shkurt të vitit 2001 është vrarë nga forcat maqedone, duke punuar në arën e tij të vendi i quajtuar „Laki Epër“, ose „Lama e Hodës».
Grupi i parë i ushtarëve të UÇK-së në Tanushë që i ka ndërmarrë aksionet e para luftarake kundër forcave antishqiptare maqedone, deklaron me përgjegjësi morale dhe juridike se: Myzafer Xhaferi me 16 shkurt të vitit 2001, nuk është vrarë nga forcat maqedone duke punuar në arën e tij, por është vra nga forcat maqedone duke luftuar kundër tyre në kuadër të UÇK-së, te vendi i quajtur „Lama e Hodës“.
Disa nga ushtarët e këtij grupi që e kanë bartur trupin pa jetë të Dëshmorit të Kombit Myzafer Xhaferi kanë qenë: Xhemal Selimi, Muhamed Xhaferi, Hajdin Selimi dhe Ramushi nga Tanusha, por prezent kanë qenë edhe komandant Sokloli, komandant Hoxha dhe gjeneral Maliq Ndreca.
Ia tërheqim vërejtjen Ismail Ibraimit që para se të shkruaj për ndonjë Dëshmor të Komibit të informohet mirë, se pse në të kundërtën merr përgjegjësi morale dhe penale.
Me respekt:
Grupi i parë i ushtarëve të UÇK-së në Tanushë




