Te nderuar bashkëkombas të Iliridës
Shoqata e Veteranëve të Luftës – Shkup me kujdes të veçantë dhe seriozitet po e ndjek situatën e tensionuar në Maqedoni. Ne si Shoqatë vlerësojmë se ngjarjet e fundit japin hapësirë për manipuluesit që për poena politike duan të përqajnë shqiptarët dhe të manipulojnë me ndjenjat e tyre kombëtare.
SHVL-Shkup i siguron shqiptarët se çdoher ka qenë dhe do të jetë afër tyre në momentet kur do të jetë e nevojshme. Ne ishim aty kur ishte e nevojshme, në vitin 2001, sakrifikuam çdo gjë që kishim për të çliruar kombin nga izolimi poilitik, ekonomik, social, arsimor si dhe padrejtësive të bëra nga sllavo maqedonasit dhe ju sigurojmë se do të jemi përsëri nëse e kërkon nevoja. Por, për momentin vlerësojmë se të gjithë shqiptarët duhet me gjakftohtësi t’i pranojnë dhe ndjekin lojërat që po i luajn pala tjetër e pozitës por edhe e opozitës dhe se shqipëtarët nuk duhet të lejojnë të keqpërdoren për lojërat e tyre politike.
Shqipëtarët janë popull intelegjent dhe nuk do të lejojnë dikush ti keqpërdor ata, nga qëllimet e izolimit të integrimit të shtetit dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Shqiptarët pas Luftës së 2001 zgjodhën rrugën e integrimit në EU dhe në NATO dhe aty me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, synojnë të bashkuar të punojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të përparuar.
Gjithashtu, SHVL – Shkup me vëmendje të veçantë po i ndjek të gjithë ata që në emër të UÇK-së thërasin në përqarje, fyerje apo edhe ata që tentojnë të njëllosin veprimtarinë e UÇK-së. Dhe ju vërtetojmë se këtë ne si SHVL-Shkup nuk do ta lejojmë, sepse UÇK i ka themelet shumë të thelluara dhe të përforcuara me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën dhe dashurinë ndaj kombit.
Dhe së fundmi, apelojmë deri tek përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Qeveri, që sa më shpejtë të zbardhin rastin e Goshincës dhe të gjitha tentimet që po bëhen për të keqpërdorur shqiptarët.
Xhemal Selimi
Shoqata e Veteranëve të Luftës – Shkup,
29 pril 2015




