21 vjet nga fillimi i lufës së UÇK-së në Maqedoni

Tanusha

21 vjet nga fillimi i lufës së UÇK-së në Maqedoni

Tanusha

    Me 16 shkurt të këtij viti po bëhen 21 vjet nga fillimi i luftës nga ana e Ushtrisë Çlrimtare Kombëtare (UÇK-ja), për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni.

    Shkruar nga Xhemal Selimi

    Siç dihet me 16 shkurt të vitit 2001 kërciten pushkët e para të ushtarëve të UÇK-së në rajonin e Tanushës, prej nga pastaj morren hov edhe luftimet tjera të UÇK-së në tërë Maqedonin Perëndimore, të banuar me shumicë shqiptare.

    Si rezultat i luftës çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni të drejtat e shqiptarëve edhe pse ende nuk janë realizuar plotësisht, megjithatë, ato janë përmirësuar e korrigjuar në masë të caktuar, kjo për aq sa janë përpjekur forcat politike shqiptare, dhe për aq sa kanë lejuar rrethanat e kohës.

    Duke e kujtuar fillimin e luftës për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarët në Maqedoni dhe gjithandej viseve shqiptare në Ballkan, kujtojn me krenari e me dhimbje të gjithë dëshmorët dhe të gjithë martirët e rënë në luftën e UÇK në Maqedoni, që filloi me 16 shkurt të vitit 2001, ku ra dhe Dëshmori i parë Muzafer Veli Xhaferi dhe që mbaroi me 13 gusht të vitit 2001, kur në qytetin e Ohërit në mes të forcave poltike shqiptare e maqedone, u nënshkrua marrëveshja për përmirësimin dhe korrigjimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

    Shpresojmë se forcat politike shqiptare në Maqedoni do të ndërgjegjësohen për realizimin e plot të qëllimeve të Luftës Çlrimtare të Shqiptarëve në Maqedoni.

    Lavdi e përjetshme:
    Ushtrisë Çlrimtare Kombëtare (UÇK-së)
    Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të rënë në luftë

     

    Related Posts

    01 kushtrimi

    “Në Tanushë filloi kushtrimi”

    “Në Tanushë filloi kushtrimi” nuk është thjesht një monolog – është zëri i atyre që nuk janë më, por që ende flasin përmes gjakut të derdhur. Është kujtesë, është thirrje, është betim se sakrifica e tyre nuk do të shuhet kurrë.

    Me respekt të thellë, dua të falënderoj:

    Skenarin: Zekrija Islami
    Interpretimin: Adem Karaga
    Muzikën: Artan Kastrati
    Çiftelinë: Labinot Shishani
    Kavallin: Suad
    Videon: Iconic Films Rafet Gashi
    Aktorët: Avni Hoti, Imer Loshi, Mujë Xhekaj, Barie Bela, Art Veliu, Ylber Sejdiu, Kushtrim Kadriu.

    Falënderim i veçantë për OVL-UÇK – Dega Viti në krye me Xhevahir Gjymshitin.

    Mirënjohje të thellë për banorët e Tanushës dhe për mërgatën e saj që e bëri këtë projekt realitet.
    Kjo vepër është për ta, për ju, për të gjithë ne që liria të mos jetë kurrë fjalë e zbrazët.

    I juaji Burhan Bekteshi

    https://youtu.be/xX-Fnefmt1g?si=OrCxZZi3aO6ay3zo.

     

    Kalaja

    Tanusha heroike

    Fjala e  Xhemal Selimit me rastin e përkujtimit të fillimit të luftës së UÇK-së në fshatin Tanushë

    Tubimi me  11 gushtit 2025

    Të nderuar të pranishëm të këtij tubimi përkujtimor që po mbahet sot me 11 gusht të këtij viti 2025 në Tanushë, ju përshëndesë dhe ju falemenderoj të gjithve për pjesë-marrjen tuaj në këtë tubim.

    Tanusha në gjitha kohët ka dhënë luftëtar të lirisë: duke filluar që nga LUFTËRAT BALLKANIKE të viteve 1912 dhe 1913 dhe, duke vazhduar te LUFTA E PARË BOTËRORE e viteve 1914-1918, pastaj te LUFTA E DYTË BOTËRORE e viteve 1941-1945 e deri te LUFTA UÇK-së e vitit 2001.

    Luftetarët e Tanushës dhe të visve tjera të banuara me shqiptarë në Maqedoni, nuk kanë luftuar për të bërë kime ndaj popujve të tjerë në Maqedoni, por kanë luftuar për t`i mbrojtur viset e tyre të sulmuara nga armiq të shumtë, të cilët e kanë synuar gjenocidizimin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedonin Perëndimore të banuar dendur me shqiptarë, që nga kohët e lashta Antike e deri në kohët tona.

    Edhe sot nuk jemi mbledhur këtu për të bërë sharje, fyere dhe kërcënime raciste ndaj popullit maqedon, por jemi mbedhur këtu për ta përkujtuar luftën e UÇK-së, për realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni, të drejta këto të cilat fatkeqësisht shiptarëve po ua heqë një nga një Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë.

    Uroj që ky tubim për shqiptarët të kthehet në vullnet për mësim e punë, për përpjekje të tyre por të jetuar në viset e tyre dhe jo për ikur në vende të ndryshme!

    Dhe urok që ky tubim  të kthehet në në marrëveshje dhe harmoni për shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni!

    Tani më kanë kaluar rreth 25 vjet që nga Lufta e UÇK-së e bërë në vitin 2001, por kujtimi i asaj lufte dhe i dëshm-orëve të saj nga Tanusha dhe nga viset tjera shqiptare në Maqedoni, as nuk ka vdekur e as nuk është zbehur.

    Përkundrazi, sa më shumë që kanë kaluar vitet kujtimi për luftën e drejt të UÇK-së dhe kujtimi për dëshmorët e saj, vazhdimisht  përsëritet, freskohet e fuqizohet.

    Me këtë rast kujtojmë me krenari dëshmorët e Tanushës dhe të fshtrave tjera përreth, që dhan jetet e tyre të reja si ushtarë besnik të UÇK-së.

    LAVDI JETËS DHE VEPRËS TË DËSHMORËVE TË TANU-SHËS DHE TË VISEVE TJERA SHQIPTARE NË MAQE-DONI!
    RROFTË KUJTIMI PËR LUFTËN E UÇK-së TË VITIT 2001!
    ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT KUDO QË JANË!

    Muzafer Veli Xhaferi

    Muzafer Veli Xhaferi (1 prill 1980 – 16 shkurt 2001)

    Në fshatin e lavdisë dhe të krenarisë kombëtare, në Tanushën e Shkupit, më 1 prill të vitit 1980 lindi një trim i lirisë Muzafer Veli Xhaferi. Ai u rrit në një familje shumë bujare, nga edhe mori edukatën atdhedashëse.

    Tanusha2001
    Privacy Overview

    This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.