Pas luftës në Kosovë edhe në Maqedoni u rrit presioni i madhë dhe keqtrajtimi ndaj shqiptarëve nga sllavo-Maqedonasit vetëm pse ishim shqipëtar. Të drejtat tona themelore u shkelën dhe u cënuan, e në veqanti për ata djem të cilët ishin pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u përndjekën, arrestuan dhe u malltretuan në mënyrë ç’njerzore.
Xhemal Selimi, ish ushtarë, veteran dhe i plagosur në Tanushë
Dështimi i politikës i asaj kohe e bëri të domosdoshme që djemët më të mirë të Kombit t’i dalin zotë popullit dhe tokës së vetë, me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Me qëllim çlirimin e trojeve dhe popullit shqiptar në Maqedoni.
Kështu lindi Ushtria Çlirimtare Kombëtare në Tanushën heroike, ku një numër i madh i pjesëtarëve të UÇK-ës ishin nga Tanusha. Së cilës shumë shpejt ju bashkangjiten edhe djemët trima nga Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës. Gjithashtu mbështjetje të madhe kishim nga mërgata shqipëtare si në mënyrë morale poashtu edhe atë materiale.
UÇK-ja ishte një ushtri e organzuar në mënyrë profesionale nga shtabi i përgjithshëm.
Me sulmet e para të fshatit Tanushë më 16 shkurt 2001 ra edhe dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Muzafer Veli Xhaferi i cili ishte një djal trim dhe i pa lodhur për qështjen kombëtare, sy patrembur dhe me virtyte të larta.
Pas rënjes së dëshmorit të parë edhe dajles publike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, djemët më të mirë të Kombit nisen për në fshatin Tanushë,vendelindjen e UÇK-së për ti dal në ndihmë vllëzerëve trima.
Në këtë kohë në fshatin Tanushë të Karadakut luftonin djem trima në beteja të ashpëra kundër sllavo-Maqedonasve, të cilët përdornin të gjithë makinerinë policoro-ushtarke kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Pas rezistencës së madhe të UÇK-ës në fshatin Tanushë, ushtria rriteshte dhe u zgjeroheshte për çdo ditë e më shumë ku filloj të shtrihet në fshatrat për rreth, si: Malin, Brezë, Gushincë, Likovë, Orizare, Sllupçan, Vaksincë, Llojan, Mateç, Hotel, Nagushtak, Haraçinë, etj. Kurse edhe në anën tjetër të Sharrit ku luftohej në Malësin e Tetovës, Gostivarit, Radushes, që edhe kishte beteja shume të ashpëra.
Me luftën e pastërt dhe të drejtë të UÇK-së e detyruam shtetin e Maqedonise të pranoj humbjen e luftës dhe të bëjë marrvjeshje me UÇK-ën në Ohër.
Gjatë përpilimit të marrëveshjes së Ohrit kanë marr pjesë edhe ndërmjetësuesit ose përfaqësuesit ndërkombëtarë,ndërsa me nënshkrimin e kësaj marrëveshje me 13 gushtë 2001 UÇK-ja doli fitimtare e luftës 2001.
Edhe pse ka kaluar një periudhë prej 10 vitesh ende kjo marrëveshje nuk është implementuar në tërësi, e sidomos pjesa që ka të bëjë me statusin e veteranëve të luftës, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.




