Më 16 shkurt 2011, u shënua 10 vjetori i fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe 10 vjetori i rënies së dëshmorëve Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqiri, Gazmend Avdiu, Nehat Curri e te tjerë…
Shkruar nga Xhemal Selimi
Gjatë kësaj dite të rëndësishme janë zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme për të nderuar dhe përkujtuar Dëshmorët e Kombit, dhe për ti respektuar kontributet e gjithë atyre që vepruan në Çështjen Kombëtare.
Këshilli Organizativ i SHVL-së, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në ora 11.30 bëri homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Tanushë
Nga ora 15.00 deri në orën 16:00 në Komunën Çairit janë pritë familjarët e dëshmorëve dhe mysafirët nga Kosova, si gjeneral Rexhep Selimi, komandant Nasim Haradinaj, z. Nait Hasani dhe mysafirët nga Shqipëria.
Nga ora 16:00 deri në orën 16:30 është vizituar Muzeumi i Lirisë në Shkup. Ndërsa nga ora 17:00 është mbajtur Akademia Përkujtimore në Teatrin Shqiptarë të Shkupit, e cila u hap nga z. Izet Mexhiti, kryetar i Kumunës së Çairit.
Në këto aktivitete kanë marrë pjesë familjet e dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, ishë udhëheqësia e SHP-së të UÇK-së, atdhetarë, veprimtarë dhe dashamirë të Çështjes Kombëtare.




