16 shkurtin 2001, ësht¨dita kur në Tanushë krisën pushkët e para të lirisë dhe ra dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Muzafer Veli Xhaferi, duke hapur një kapitull të ri për të drejtat dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoni.
Nga Xhemal Selimi
Më 16 shkurt 2001, në Tanushë krisën pushkët e para të lirisë. Në këtë ditë ra edhe dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Muzafer Veli Xhaferi.
Me këto krisma të lirisë u hapën edhe shumë perspektiva për shqiptarët në trojet e Iliridës, si e drejta e shtetformimit dhe të drejtat për punësim në administratën shtetërore, në shkollat e policisë dhe të ushtrisë, të cilat deri atëherë ishin të mbyllura për shqiptarët.
Gjithashtu, gjuha shqipe pritej të bëhej shumë shpejt gjuhë zyrtare, ndërsa të drejtat e barabarta duhej t’i kishin të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoni.
Pritej që shumë shpejt të miratohej edhe ligji për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, sipas Marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet pikë për pikë, pasi ajo përbën një nga kushtet themelore për ekzistimin e shtetit të Maqedonisë. Zbatimi i saj mbetet përgjegjësi e politikës.
Lavdi dëshmorëve të Kombit.




