Fjala e Xhemal Selimit me rastin e përkujtimit të fillimit të luftës së UÇK-së në fshatin Tanushë
Tubimi me 11 gushtit 2025
Të nderuar të pranishëm të këtij tubimi përkujtimor që po mbahet sot me 11 gusht të këtij viti 2025 në Tanushë, ju përshëndesë dhe ju falemenderoj të gjithve për pjesë-marrjen tuaj në këtë tubim.
Tanusha në gjitha kohët ka dhënë luftëtar të lirisë: duke filluar që nga LUFTËRAT BALLKANIKE të viteve 1912 dhe 1913 dhe, duke vazhduar te LUFTA E PARË BOTËRORE e viteve 1914-1918, pastaj te LUFTA E DYTË BOTËRORE e viteve 1941-1945 e deri te LUFTA UÇK-së e vitit 2001.
Luftetarët e Tanushës dhe të visve tjera të banuara me shqiptarë në Maqedoni, nuk kanë luftuar për të bërë kime ndaj popujve të tjerë në Maqedoni, por kanë luftuar për t`i mbrojtur viset e tyre të sulmuara nga armiq të shumtë, të cilët e kanë synuar gjenocidizimin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedonin Perëndimore të banuar dendur me shqiptarë, që nga kohët e lashta Antike e deri në kohët tona.
Edhe sot nuk jemi mbledhur këtu për të bërë sharje, fyere dhe kërcënime raciste ndaj popullit maqedon, por jemi mbedhur këtu për ta përkujtuar luftën e UÇK-së, për realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni, të drejta këto të cilat fatkeqësisht shiptarëve po ua heqë një nga një Qeveria VMRO-iste e Maqedonisë.
Uroj që ky tubim për shqiptarët të kthehet në vullnet për mësim e punë, për përpjekje të tyre por të jetuar në viset e tyre dhe jo për ikur në vende të ndryshme!
Dhe urok që ky tubim të kthehet në në marrëveshje dhe harmoni për shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni!
Tani më kanë kaluar rreth 25 vjet që nga Lufta e UÇK-së e bërë në vitin 2001, por kujtimi i asaj lufte dhe i dëshm-orëve të saj nga Tanusha dhe nga viset tjera shqiptare në Maqedoni, as nuk ka vdekur e as nuk është zbehur.
Përkundrazi, sa më shumë që kanë kaluar vitet kujtimi për luftën e drejt të UÇK-së dhe kujtimi për dëshmorët e saj, vazhdimisht përsëritet, freskohet e fuqizohet.
Me këtë rast kujtojmë me krenari dëshmorët e Tanushës dhe të fshtrave tjera përreth, që dhan jetet e tyre të reja si ushtarë besnik të UÇK-së.
LAVDI JETËS DHE VEPRËS TË DËSHMORËVE TË TANU-SHËS DHE TË VISEVE TJERA SHQIPTARE NË MAQE-DONI!
RROFTË KUJTIMI PËR LUFTËN E UÇK-së TË VITIT 2001!
ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT KUDO QË JANË!




