Të nderuar të pranishëm, të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar veterean të UÇK-së, të mysafirë dhe qytetarë të Tanushës me rrethinë!
T A N U S H Ë, Më 11 gusht 2024
Në emër të Grupit Iniciativ për ngritjen e tri shkronjave të UÇK-së mbi Tanushë, t`ju dëshiroj mirëseardhjen dhe t`ju falemederoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë manifestim.
Ngritja e tri shkronjave të UÇK-së po bëhet mbi Tanushë, për vet faktin se lufta e UÇK-së për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, ka filluar pikërisht këtu në Tanushën heroike më 16 shkurt të vitit 2001.
Edhe pse që nga shkurti i vitit 2001, kur ka filluar lufta e UÇK-së në Tanushë e deri më tani kanë kaluar 23 vjetë, kujtimi për luftën çlirimtare të UÇK-së dhe për dëshmorët e rënë jo vetëm që nuk është zbehë, por edhe ka ardhur duke u shtuar në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve në Maqedoni.
Në këtë ditë të shënuar ne i kujtojmë me mall e respekt dëshmorët e UÇK-së nga Tanusha dhe fshatrat përreth:
Myzafer Xhaferin nga Tanusha;
Sahit Sejdiun nga Tanusha;
Fejzi Shaqirin nga Tanusha;
Naim Limanin nga Tanusha;
Gazmend Arifin ngaTanusha;
Qemajl Shaqirin nga Njegushi-Hasanbeg) dhe
Shpend Mazrekaj nga Prilepi Deçanit në Kosovë.
Por në këtë ditë të shënuar ne i kujtojmë me mall dhe respekt, edhe të gjithë dëshmorët tjerë të UÇK-së të rënë gjithandej Maqedonisë Perëndimore, që dhanë jetet e tyre të reja që ne të kemi më shumë liri dhe të drejta.
Në sajë të luftës së UÇK-së dhe të dëshmorëve të rënë për liri, shqiptarët në Maqedoni që nga 13 gushti i viti 2001, kur u arritë „Marrëveshja Ndërkombëtare e Ohrit“ për Ndërprerjen e Luftës, jetojnë në një Maqedoni ku ka më shumë të drejta politike dhe qytetare për ta.
Lufta e drejtë e UÇK-së i ka bërë shqiptarët në Maqedoni me dy Universitete në gjuhën shqipe dhe me pjesëmarrje më të madhe të tyre nëpër ministri, në administratë dhe në organët e rendit publikë.
Por edhepse të drejtat e shiptarëve të garanatuara nga Marrëveshja e Ohrit, në masë të konsiderueshme janë zabtuar, megjithatë, të drejtat e tyre të garantaura me Marrëveshjen e Ohrit, ende nuk janë zbatuar në plotni.
Në këtë ditë të shënuar kur po e festojmë ngritjen e tri Shkronjave të UÇK-së, ne falenderojmë me gjithë zemër vëllezëritë tonë nga Shqipëria dhe Kosova, për ndihmat e tyre të dhëna gjatë luftës për shqiptarët në Maqedoni.
Të nderuar të pranishëm!
Ngritja e tri shkronjave të UÇK-së mbi Tanushë nuk paraqet ndonjë akt urrjetje, kërcnimi apo ngacëmimi ndaj askujt, por paraqet thjeshtë një akt manifestimi paqësor, kushtuar luftës së drejtë të UÇK-së dhe dëshmorëve të saj.
Shqiptarët e duan shtetin e Maqedonisë sepse Maqedonia është edhe shteti i tyre, ashtu siç është edhe i Maqedonëve dhe e pakicave kombëtare që jetojnë në Maqedoni.
Shqiptarët e duan një Maqedoni paqësore me barazi në mes të kombëve shumicë (shqiptarëve dhe maqedonëve) dhe me barazi të pakicave kombëtare, si dhe e duan një Maqedoni me orietntim Perëndimor dhe jo me orientim pro-Rusi. Do të ishte mirë që partitë politike të shqiptarëve Maqedoni, këtë ditë manifesitimi për ngritjen e tri shkronjave të UÇK-së mbi Tanushë, ta kuptojnë si një lutje të dëshmorëve të UÇK-së ndaj tyre, që ato të heqin dorë nga interesat e tyre të ngushta individuale dhe grupore, dhe të punojnë me përkushtim për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të shqiptarëve.
Do të doja që shqiptarët në Maqedoni këtë ditë manifesitimi për ngritjen e tri shkronjave të UÇK-së mbi Tanushë, ta kuptojnë si një lutje të dëshmorëve të UÇK-së ndaj tyre, që ata t`i lën thashethemet, zënkat dhe konfliktet në mes tyre për gjera banale, dhe t`i kthehen: urtësisë, diturisë, shkollimit, edukimit dhe punës që të jetojnë me djersën e ballit, sepse këto virtyte e nderojnë kombin shqiptar.
Do të doja që të rinjt shqiptarë në Maqedoni këtë ditë manifesitimi për ngritjen e tri shkronjave të UÇK-së mbi Tanushë, ta kuptojnë si një lutje të dëshmorëve të UÇK-së ndaj tyre, që ata të bëjn përpjekje të mëdha për të jetuar në viset e tyre stërgjyshore, dhe mos të vendosën në vende
të ndryshme të Evropës pa pasur arsye të fuqishme.
Dhe do të doja që shqiptarët në Maqedoni këtë ditë manifesitimi për ngritjen e tri shkronjave të UÇK-së mbi Tanushë, ta kthejnë në një ditë frymzimi e dashurie për kombin e tyre shqiptar,
për viset e tyre tyre në të cilat kanë hapur sytë për herë të parë, për historinë e kombit të tyre shqiptar, për gjuhën amtare shqipe, për flamurin kombëtar kuq e zi, për këngët e vallët e viseve të tyre, dhe për traditat e mrekullueshme shqiptare.
Shqiptarëve në Maqedoni tri shkronjat e UÇK-së të ngritura mbi Tanushë, do t`u shërbejnë si tre pishtarë lufte e lirie, që ata kujtdo që do t`ua prekë të drejtat e tyre legjitime, t`ia tërheqin vërejtjen duke ia tregur me gisht tri shkronjat e UÇK-së mbi Tanushë.
Shqiptarëve në Maqedoni tri shkronjat e UÇK-së të ngritura mbi Tanushë, do t`u shërbejnë si tre pishtar urtësie, që ata në mesin e tyre të kultivojnë marrëdhënie të mira ndërnjerëzore, që t`ia zgjasin dorën e ndihmës njëri-tjetrit në rast nevoje, dhe sidomos që t`i ndihmojnë familjet që gjinden në varfëri ekstreme.
Të nderuar të pranishëm!
Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kanë përjetuar padrejtësi të mëdha: ndarje, copëtime, gjenocide dhe spastrime etnike. Shovinistët e të gjitha vendeve fqinje, të shqiptarëve, ende i kanë duart e lyera me gjakun e shqiptarëve.
Padrejtësitë e tilla kanë bërë që shqiptarët në krahasim me popujtë tjerë të mbeten më të varfër dhe më të paditur. Por edhe në kushtet e varfërisë dhe të paditurisë, ata e kanë dashur lirinë dhe përparimin e kombit dhe të vendit të tyre.
Shqiptarët bukën, kripën dhe pushkët e lirisë i kanë pasur të përbashkëta. Ata, siç ka shkruar edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, edhe pse kanë jetuar në varfëri ekstreme, duke e ngjyer bukën me shëllirë, megjiithatë, e kanë ruajtur një pikë vajë për t`i lyer me të pushkët e lirisë.
Por, sot kohët kanë dryshuar në të mirë të kombit shqiptar. Shqiptarët janë shumë më të pasur e dhe më të ditur se dikur. Në gjithë hapsirën etnike shqiptare dhe në mërgatë sot frymojnë dhjetëra mijëra Intelektualë shqiptarë të fushave të ndryshme. Kohët kanë ndryshuar në të mirë të kombit shqiptar edhe për vet faktin, se Bota Demokratike Perëndimore duke filluar që nga vitet e 80-ta të shekullit te 20-të e deri më tani, në këto katër dekadat e fundit ka mbjtuar ndaj shqiptarëve një qëndrim tjetër: shumë më dashmires dhe më te drejt se më parë.
Të nderuar të pranishëm!
Çlirimi i Kosovës në vitin 1999 dhe pavarësimi i saj në vitin 2001, i ka dhënë shpresë dhe frymëzim të gjithë shqiptarëve në viset e tyre në Ballkan.
Duke u shprehur me gjuhën e Naim Frashërit do të thoja se:
„Tani ditë shumë më të mira për shqiptarët kanë ardhë. Le të rrojmë e t`i shijomë!“
Grupi Iniciativ pikërisht në një ditë të mirë si kjo e sotmja i ngriti mbi Tanushë tri shkronjat e shenjta të UÇK-së.
Dhe duke qenë kjo dita e sotme një ditë e mirë thëm:
Le të gjëmojë sot kënga dhe vallja mbi Tanushë!
I pavdekshëm qoftë kujtimi për Ushtrinë Çirimtare Kombëtare (UÇK-në)!
I pavdekshëm qoftë kujtimi për dëshmorët kombit!
Rroftë kombi shqiptar!




