Fshati Tanushë i Shkupit ishte gjithnjë një qerdhe e luftëtarëve të lirisë. Kurrë nuk mundi të pushtohet nga donjë regjim, Serbe, Bullgar apo sllavo-Maqedon.
Fshati Tanusha gjithmonë ka qenë një mbështetje e patriotëve shqiptar, qysh nga kohët e lashta.
Nuk ka qenë e rastësishme lindja dhe themilimi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare pikërisht në Tanushë, duke marrë parasysh se në këtë fshatë gjithnjë kanë lind dhe janë rrit trimat shqiptar. Kështu që edhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare e gjeti këtu mbështetjen dhe folen e vetë.
Tanusha është një fshat kodrinoro-malor që shtrihet në pjesën veriore të Malit të Zi, të Shkupit dhe në pjesën qendrore të Karadakut, për rreth kufirit Kosovë-Maqedoni. Në veri kufizohet me Dobëlldehun në veri-perëndim me Mjakun, në perëndim me Korbliqin, në jug me fshatin Bllacë dhe në lindje me fshatin Brezë. Tanusha ka një lartësi mbidetare mbi 1200m ku kodra më e lartë është Kodra e Furrës me lartësi mbi detare 1490m.




