Shqipëria e shqipëtarve

bashkimi_kombetar.gif

Regjistrohu

Members Login

16 shkurt 2016,sot shënohet 15 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së, 15 vjetori i rënies së dëshmorëve Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqiri, Gazmend Avdiu, Nehat Curri e te tjerë dhe Inaugurimi i Monumentit Shqiponja në Shkup

Shkruar nga Xhemal Selimi E Hn 15 Shkurt 2016 22:29


Add a comment
LAST_UPDATED2  

Përkujtim për bashkëluftëtarin, Muzafer Veli Xhaferi, në 15 vjetorin e rënies dhe fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tanushë

Shkruar nga Xhemal Selimi E Hn 15 Shkurt 2016 00:00

Disa nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në ditët e para të luftës në Tanushë.

Qysh kur krisën pushkët e para në fshatin Tanushë dhe filloj rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ne ishim pjestarët e parë të saj.

Vendimi për fillimin e luftës Çlirimtare Kombëtare në fshatin Tanushë është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Për t`ju kundërpërgjigj veprimeve të egra, keqtrajtimeve dhe dhunës nga sllavo-maqedonasit që ua bënin shqiptarëve në Maqedoni.

Në fillim ishim 64 ushtarë dhe pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me 16 shkurt 2001, marshuan djemt më të mirë të Kombit nga të gjitha viset shqiptare për t`ju bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare rezistonte ndaj çdo sulmi nga sllavo-maqedonasit dhe arrinte ti zmbrapste ato.

Edhe me 16 shkurt 2001 forcat speciale sllavo-maqedone sulmuan fshatin Tanushë dhe në këtë betejë të ashpër bjen Dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Muzafer Xhaferi. Kjo ishte një ditë shumë e vështirë për ne, se humbëm një shok, një luftëtarë  trim, që ishte i palodhshëm për çështjen Kombëtare. Ai çdoherë ishte i pari, aty ku kërkohej, ishte i përgaditur fizikisht dhe moralisht, një djal trim që nuk ia kishte frikën armikut.


Add a comment
LAST_UPDATED2  

16 shkurt 2001 në Tanushë krisën pushkët e para të liris

Shkruar nga Xhemal Selimi E Mart 16 Shkurt 2016 00:00


16 shkurt 2001 në Tanushë krisën pushkët e para të liris. Në këtë ditë ra edhe dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Muzafer Veli Xhaferi.

Me këto krisma të liris u hapën edhe shumë perspektive për shqiptarët në trojet e Iliridës. Si e drejta e shtetformimit, të drejtat për punësim në administratën shtetore, në shkolla të policisë e ushtëris, të cilat ishin të mbylluara për shqiptarët, etj.

Kurse gjuha shqipe pritet të jetë shumë shpejt zyrtare.
Drejtat e barabarta duhët ti kenë të gjithë popujtë që jetojn në Maqedoni. Presim që shumë shpejt edhe ligji i veteranëve, invalidve dhe familjeve të dëshmorve të miratohët, simbas marrveshjës së Ohrit. Kjo marrveshje duhët zbatuar pikë për pikë, kjo është e vetmja mundësi e egzistimit të shtetit Maqedoni. Kjo i mbetët politikës ta zgjedh dhe ta zbatoj.

Lavdi dëshmorve të Kombit.


Add a comment
LAST_UPDATED2  
 

Vëndohet pllaka përkujtimore në vendin e rënjes së dëshmorit Muzafer Veli Xhaferi

Shkruar nga Xhemal Selimi E Shtun 15 Shtator 2012 16:48

Në Tanushë vëndohet pllaka përkujtimore në vendin e rënjes së dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Muzafer Veli Xhaferi.



Pllaka përkujtimore u vëndu në shenjë nderimi dhe kujtimi për Dëshmorin e Kombit Muzafer Veli Xhaferin nga bashkluftëtaret e tij të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Vurjen e pllakës përkujtimore e mundësoj Kumuna e Çairit dhe bashkluftëtaret e tij nga Tanusha.

 


Add a comment
LAST_UPDATED2